Në Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në 30 minuta

Maqedonia

Në Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në 30 minuta

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 12:05
Tabanoc

Tek kalimet  kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet prej 15 deri në 30 minuta, ndërsa në kalimet kufitare tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti, kumtoi LAMM.

Komunikacioni i rrugëve shtetërore zhvillohet pa pengesa me korsi të thata. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është normal.

Nga LAMM paralajmëro për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të lejuar dhe respektimin e rregullave në komunikacion. Në grykat e vendit mund të shfaqet rrëshqitje të dheut, veçanërisht në rrugët Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat