OBRM-PDUKM: Në vend të punës, njerëzit e LSDM-së janë të përkushtuar në kriminalitet

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Në vend të punës, njerëzit e LSDM-së janë të përkushtuar në kriminalitet

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 11:27
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM-ja thotë se “LSDM-ja e lëshoi të njëjtën kumtesë sterile, që tregon se udhëheqja në vend të punës është e përkushtuar në kriminalitet dhe korrupsion”.

“Në mënyrë standarde, me siguri për gjysmë ore nga tash LSDM-ja do të lëshoj të njëjtën kumtesë, e kopjuar, sterile dhe pa kumtesë pa ide me teza që përsëriten që tregon se janë të përgjumur nga partia e tyre. Jo se ne parashikojmë, por kjo mbështetet në përvojën e javëve të kaluara, ku LSDM-ja si gramafon i prishur përsërit të njëjtat teza për referendumin, duke manipuluar dhe duke bërë thirrje ndaj OBRM-PDUKM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Ata shtojnë se LSDM-ja në vend të punës, njerëzit e kësaj partia, sipas OBRM-PDUKM-së janë të përkushtuar në kriminaliteti që ka për qëllim ta fsheh turpin e tyre nga marrëveshja dhe ti de-fokusojë skandalet që ndodhin secilën ditë.

“Me siguri në vend të punës, njerëzit e LSDM-së janë të përkushtuar në kriminalitet. Por kjo nuk do ta fshehë turpin e tyre nga marrëveshja dhe nuk do të de-fokusojë aferat që ndodhin në bazë ditore, si dhe përfundimin se nuk ka të ardhme, as BE me kriminalitet ku janë përkushtuar e gjithë udhëheqja e partisë në qeverisje, me korrupsion e cila është më i larti në Evropë që është konstatuar nga BE-ja, me arsim që është në fund sipas cilësisë sipas suazave botërore, dhe ekonomi e cila është në fundin e Evropës”, thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat