Mickoski: Qëndrimi për referendumin pas konsultimeve të gjëra - Bota Sot
Mickoski: Qëndrimi për referendumin pas konsultimeve të gjëra

Maqedonia

E enjte, 20 shtator 2018

Mickoski: Qëndrimi për referendumin pas konsultimeve të gjëra

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 19:07
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski përsëriti pozicionin e partisë së tij në lidhje me referendumin dhe se  se do të sjell vendim pas konsultimeve të gjithëpërfshirëse me qytetarët dhe në brenda partisë.

“Në të kaluarën shumë herë thamë se OBRM-PDUKM-ja është parti e popullit dhe legjitimitetin e ekzistimit si garniturë e organizuar politike e mbështet nga populli dhe në emër të kësaj ne duam që të zbatojmë sa më shumë konsultime me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kuptohet pa dallim të përkatësisë etnike dhe pa dallim bindjeve fetare. Në të njëjtën kohë , paralelisht në konsultim me qytetarët kryejmë edhe konsultime brenda partiake me Komitetin Ekzekutiv, me Komitetin Qendror, më pastaj këtu janë komisionet partiake dhe pjesët tjera të partisë, komitetet komunale, struktura e komiteteve komunale deri tek komitetet vendore”, tha Mickoski në intervistë për Alsat M.

Ai shtoi se ata nuk i sjellin vendimet nga një reth i ngushtë prej dy apo tre personash, siç thotë, të mbyllur në zyrë mes katër mureve. Ai tha se të gjitha mundësitë janë të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fushata ka për qëllim që ta drejtojë fokusin e qytetarëve në drejtim të gabuar. Por, mendoj se qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të zgjuar dhe dijnë të dallojnë kur dikush përpiqet t’i manipulojë. Mendoj se aksenti kryesor do të vendoset se e kanë mbrojtur identitetin që nuk është e saktë, dhe unë personalisht me bashkëpunëtorët e mi nga partia do të mundohemi të sqarojmë në mediume se kjo tezë nuk është e saktë. Nëse nuk mundeni ta mbroni identitetin shtetëror, atëherë mund në mënyrë krenare të thoni se e keni mbrojtur identitetin kombëtar, sepse këto dy punë janë të lidhura”, tha Micskoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test