Falsifikimet në Maqedoni vijnë nga Kina dhe Turqia, më shpesh ushqim, veshje dhe këpucë

Maqedonia

Falsifikimet në Maqedoni vijnë nga Kina dhe Turqia, më shpesh ushqim, veshje dhe këpucë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 17:49
Ilustrim

Malli i faksifikuar i cili arrin në Maqedoni është nga Kina dhe Turqia, ndërsa më së shumti falsifikohen bonbonet, stilografët, tekstili, këpucët, kozmetika dhe aksesorët e modës.

Të dhënat nga Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë tregojnë se 78% nga malli i konfiskuar për shkak të shkeljes së pronësisë intelektuale është nga Kina, derisa 46% është nga Turqia.

Mallin e falsifikuar, sipas ligjit, mundet dogana në vend që ta shkatërrojë edhe pa pagesë ta japë. Jepen rrobat dhe këpucët për familjet me rrezik social, si dhe për sanim të pasojave nga fatkeqësitë elementare. Që të jepet malli i falsifikuar nevojitet leje nga pronari i markës tregtare, ndërsa duhet të sigurohen edhe vërtetime nga organet kompetente se malli është i sigurt për shfrytëzim. Para se të jepet malli mënjanohen edhe shenjat e markës tregtare.

Me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për pasojat e mundshme të dëmshme nga përdorimi i falsifikimeve në prill të këtij viti Dogana filloi edhe fushatë publike nën sloganin “Stop për prodhimet e falsifikuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat