Ndërron jetë edhe paraglajdisti i dytë nga fatkeqësia në Krushevë

Maqedonia

Ndërron jetë edhe paraglajdisti i dytë nga fatkeqësia në Krushevë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Edhe paraglajdisti tjetër i cili kishte marr lëndime të rënda në fatkeqësinë e ndodhur në Meçki Kamen në Krushevë, ka ndërruar jetë në spitalin e Prilepit.

Natalija Spirova nga Njësia për marrëdhënie me publikun në kuadër të MPB-së, për AIM tha se të dy paraglajdistët ishin shtetas të huaj, njëri ishte ukrainas, ndërsa tjetri i Britanisë së Madhe.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 12:40, kur të dy paraglajdistët kanë rënë tek vendi i quajtur Meçkin Kamen. Njëri vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri për shkak lëndimeve të rënda trupore ishte dërguar në spitalin e Prilepit.

Nga MPB nuk japin detaje tjera për fatkeqësinë.

Në vendin e ngjarjes po bëhen ekspertizë hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat