Georgievski: Kreu politik dhe shtetëror bullgar zhvillon politikë tërësisht joparimore ndaj Zaevit - Bota Sot
Georgievski: Kreu politik dhe shtetëror bullgar zhvillon politikë tërësisht joparimore ndaj Zaevit

Maqedonia

E shtunë, 22 shtator 2018

Georgievski: Kreu politik dhe shtetëror bullgar zhvillon politikë tërësisht joparimore ndaj Zaevit

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 19:06
Lubço Georgievski

Ish-kryeministri Lubço Georgievski në kolumnën e publikuar në BGNES thekson se kreu politik dhe shtetëror bullgar zhvillon politikë tërësisht joparimore lidhur me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, në lidhje me deklaratën e tij të paradokohshme se Kryengritja e Ilindenit është maqedonase.

Thekson se ai personalisht në periudhë prej rreth tre dekada ka tentuar që në Maqedoni të sjellë qasje të re ndaj politikës bullgare, por edhe të iniciojë lexim të ri të historisë së Maqedonisë për marrëdhëniet me popullin bullgar.

“Në këto 28 vite kritikat më së shumti i kisha të orientuara drejt mitologjive maqedonase, gënjeshtrave dhe fobive historike. Në këtë kuptim mund t’i referohem kontributit tim personal ndaj një pjese të caktuar të qytetarëve të Maqedonisë që ta ndryshojnë mendimin e tyre dhe pa paragjykime të shikojnë ndaj fqinjëve tanë bullgarë. Pikërisht për këtë arsye tani i japë të drejtë vetes që të bëjë kritikë serioze ndaj politikës bullgare të Republikës së Maqedonisë. Unë jam dëshmitar i një politike tërësisht joparimore, e vendosur në periudhën e kaluar nga miqtë e tanë nga vendi lindor”, thekson Georgievski.

Sipas tij, kjo ndodhë kur në funksionin e kryeministrit në Maqedoni vjen një “politikan pragmatik, person, i cili me lehtësi e nënshkroi Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, i cili vazhdimisht jep mesazhe pozitive se dëshiron të jetë mik me Bullgarinë, duke bërë hapa të guximshëm në këtë drejtim”.

“Edhe krahas asaj që në partinë personale ka rezistencë të madhe kundër politikës së tij edhe krahas asaj që ka opozitë të madhe, nga ana e VMRO-DPMNE-së së fuqishme, e cila nuk ndalet duke thirrur se është firmosur ‘marrëveshje e dëmshme me Bullgarinë’ edhe krahas asaj që është ekspozuar në kritikë për marrëveshjen e nënshkruar nga historianët, gazetarët dhe nga intelektualë të ndryshëm të pavarur. Dhe të mos harrojmë se socialdemokratët maqedonas e krijuan anti-bullgarizmin në Maqedoni”, shtoi ai.

Shton se në moment kur Bullgaria në vendin e  rënë fqinj e ka shembullin më të mirë, kur ka mirëkuptim dhe iniciativë gjërat me Bullgarinë të zhvillohen në skenë paraqitet një arrogancë ekstreme, shpejtësi, demonstrim i mosnjohjes së tërësishme të  gjendjeve të brendshme në Maqedoni dhe minim i thellë i pozicioneve të mikut të saj.

“Gjendjet po lëvizin si në shirit filmik. Së pari u shpik problemi me Maqedoninë e Veriut. Nëse ky emër paraqiste kanosje për interesat bullgare kombëtare? Të mos harrojmë se emri ‘Veriore’ nuk i përmbushë me entuziazëm maqedonasit, ndërsa vjen pas tre dekadave negociata të vështira me grekët. Ndërsa kur tani u bë e domosdoshme të ndryshojë emri i shtetit, është e domosdoshme të ruhet edhe një dinjitet i caktuar, në mënyrë analoge e shembujve të ngjashëm në politikën ndërkombëtare”, shton Georgievski.

Ai thotë se konsideron që ultranacionalistët mund ta keqpërdorin mbiemrin ‘Veriore’ me qëllime irredentiste, por shton se i njëjti interpretim mund të bëhet edhe me mbiemrat ‘E Epërme’ ose ‘Vardarit’, ndërsa më së shumti nëse nuk ka ndryshime dhe nëse mbetet Republika e Maqedonisë.

Georgievski i rekomandon opinionit bullgar se tek Zaevi ka mik pragmatik.

“Mos të lejoni që aq lehtë ta humbni prirjen e tij, sepse ndoshta për momentin është politikani i vetëm i gatshëm të kërkojë falje për çka që nuk ka gabuar. Nëse ai bie, të paraqitet një i dytë i tillë do të prisni dy-tre dekada”, shton ai.

Ai e dënon edhe aktin kur presidenti Gjorge Ivanov nuk u pranua nga kryeministri bullgar gjatë vizitës së tij zyrtare në Bullgari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test