OBRM-PDUKM: Për festat e NATO-s janë shkelur procedurat e tenderimit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Për festat e NATO-s janë shkelur procedurat e tenderimit

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:35
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka reaguar duke pyetur se si Qeveria ndau 40 mijë euro më shumë nga ajo e deklaruara në procedurën për festën e dështuar për NATO.

“Një muaj pas festës skandaloze të LSDM-së e cila dështoi sepse qytetarët nuk pajtohen me marrëveshjen e dëmshme me Greqinë, dalin në pah procedura të vogla milionëshe lidhur me organizimin e harxhimit të parave të qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja

Ata thonë se pas akuzave të djeshme që kjo parti i drejtoi për 40.000 eurot më shumë se sa nga ato të deklaruarat, nga LSDM-ja përgjigje ende nuk, dhe sipas OBRM-PDUKM-së kaq ishte transparenca e LSDM-së.

“Sot duam të vendosim disa pyetje në lidhje me procedurat e tenderimit për organizimin e festës që dolën në pah, ndërsa ka shumë gjasa të jetë monopolizuar procedura e tenderimit” reagojnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas OBRM-PDUKM-së shkelen procedurat në çdo hap dhe se nuk ka asnjë procedurë të pastër sa u takon tenderëve.

Ata i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike të hetojnë edhe këtë procedurë e tenderimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat