Histeria e përhapjes së përditshme të lajmeve të rreme nga ana e VMRO-DPMNE-së lidhur me progresin e Republikës së Maqedonisë drejt NATO-s flet shumë.
E tërë Maqedonia gëzohet dhe doli për të festuar lajmin e bukur, ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, vetëm VMRO-DPMNE nuk u gëzua.
Vazhdimisht në periudhën e kaluar VMRO-DPMNE përhapë gënjeshtra, lajme të rreme klasike, të cilët në mënyrë direkte apo indirekte lidhen me progresin e Maqedonisë dhe anëtarësimin në NATO.
Pas gjithë asaj histerie, parashtrohet pyetja a është VMRO-DPMNE-ja kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO?Gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së tërësisht janë demantuar. Qeveria publikoi raport të plotë për kremtimin "Ecim para Maqedonia në NATO dhe BE" dhe opinioni i di të gjitha detajet rreth të gjitha shpenzimeve të përgjithshme, të realizuara në procedurë lidhore dhe transparente.
VMRO-DPMNE-ja kriminale mund të mësoj se si punohet në mënyrë transparente, me përgjegjësi dhe llogaridhënie.
Në kohën e regjimit lulëzonin marrëveshjet "dil oriented", provizionet me shuma milionëshe për një rrugë, skemat e parajsës për pompimin e parave të qytetarëve, kompani off-shor, askush nga ne nuk e din se ku përfunduan paratë e qytetarëve.
VMRO-DPMNE-ja do të kujtohet nga shpërndarja e tenderëve nga milionë euro kompanive të afërta të partisë, të cilët as nuk i kryen punët e tyre për të cilat ishin të angazhuar. Tenderët nuk publikoheshin në ueb faqen e Byrosë për furnizime publike, ndërsa publikimi i shpenzimeve të funksionarëve për VMRO-DPMNE-në ishte "fantazi shkencore".
VMRO-DPMNE-ja nuk mund të pajtohet me shkallën e transparencës të qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja dhe sjellja e përgjegjshme ndaj parave të qytetarëve.