Kush dhe pse dëshiron t`i hidhërojë Maqedoninë dhe Bullgarinë

Maqedonia

Kush dhe pse dëshiron t`i hidhërojë Maqedoninë dhe Bullgarinë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:32

Përpjekjet për krijimin e tensioneve ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë për qëllim ta bllokojnë rrugën e Shkupit drejt NATO-s,  në dobi të Rusisë. Ndihmësit në këtë projekt nuk janë kurrfarë befasie, bën të ditur "Dojçe vele" në analizën e korrespodentit të tyre nga Sofja, Ivan Bedrov.

"Nëse një njeri i ndjek mediat bullgare vitin e fundit, do të fitojë përshtypje se ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë përsëri ka tensione. Konteste historike, druajtje nga pretendime  territoriale, reagime të ashpra - i gjithë arsenali i njohur nga e kaluara është  ringarkuar, që ta bind opinionin e të dyja anëve të kufirit se diçka nuk është në rregull.  Kjo ndodh pikërisht para referendumit të paralajmëruar më 30 shtator, në të cilin qytetarët e Maqedonisë duhet të thonë se a pajtohen me emrin e ri të shtetit të tyre - Maqedonia Veriore, ndërsa përgjigjja pozitive do t'ia hapë rrugën drejtë NATO-s dhe BE-së.

 Gjithçka filloi nga deklarata e cituar e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev se "Kryengritja e  Ilindenit është maqedonase". Gjatë kësaj, në arkivat e mediave vështirë do të hasni ndonjë lajm me titull të tillë, sepse deklarata nuk shkaktoi vëmendje të veçantë. Për këtë, më saktë është të thuhet se gjithçka filloi nga liderja e  Partisë Socialiste Bullgare (PSB), Kornelija Ninova, e cila për këtë deklaratë bëri  skandal të madh, e ftoi qeverinë bullgare në reagim të ashpër, ndërsa në fund dërgoi edhe letër deri te Parlamenti Evropian. Topin e ndëmorën edhe politikan tjerë prorus dhe kështu ajo gjeti vendin e saj edhe në mediat e Maqedonisë, lexuesit e të cilave do të votojnë në fund të shtatorit. Ndërsa i gjithë aksioni është pjesë e përpjekjeve të gjata qëllimi i të cilave është mossuksesi  i referendumit dhe bllokimi i rrugës së Maqedonisë drejtë NATO-s dhe BE-së", thekson Bedrov.

"Shumë herë deri më tani politikanët nga Maqedonia kanë deklaruar se Kryengritja e  Ilindenit është maqedonase. Këtë herë Zaev është cituar se si e thotë këtë disa ditë pasi së bashku me kolegun e tij Bojko Borisov e kremtuan 115 vjetorin e kryengritjes e cila në Bullgari njihet e Ilindenit.

Kornelija Ninova reagoi e para dhe i bëri thirrje kryeministrit Borisov "të heq dorë nga politika e pajtueshmërisë së heshtur me deklarata të tilla, sepse më vonë kjo mund t'i kthehet si bumerang Bullgarisë". Pozicioni  i tillë i PSB-së është vazhdimësi e qëndrimit të tyre prej para dy muajve, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Atëherë socialistët bën thirrje që Bullgaria ta kushtëzojë mbështetjen e saj për fillim të bisedimeve të Shkupit me BE-në "me garanci se ndryshimi i emrit nuk do të sjellë pretendime territoriale".

Pozitat e tilla përmbajtën kërcënim  jo të sinqertë  -  vetoja greke  të zëvendësohet me atë bullgare. Edhe atëherë edhe tani BSP e fitoi përkrahjen e pritur. Lideri i partisë jashtëparlamentare  ABV Rumen Petkov direkt e quajti Zaevin "gënjeshtar" , ndërsa presidenti Rumen Radev menjëherë filloi të flasë për hapje të re të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përgatitje të aneksit të veçantë dhe përfshirje  në ato klauzola të reja "në kapitullin 35 nga procesi negociues  i Maqedonisë për anëtarësim në BE".

Pushteti në Sofje ka reaguar me maturi - shefja e diplomacisë Ekaterina Zaharieva në mënyrë ironike  e përkujtoi Ninovën për rolin e Partisë Komuniste Bullgare  në përkrahje të interesave të Rusisë dhe Serbisë në  Jugosllavinë e Titos dhe plotësoi: "Politika në kundërshtim është jashtë mode. Me qëndrime të tilla   vetëm mund të humben zgjedhjet. Pyeteni Gruevskin!" Borisov, sërish, tha se Bullgaria do të përkujtohet  në ato deklarata  kur të vjen koha ta miratojnë  inkuadrimin e Maqedonisë në BE". Një ditë më vonë  erdhën deklaratat e Zaevit  se "së bashku do ta festojmë  të kaluarën tonë...Së bashku do të jemi një familje në lidhjen e BE-së dhe NATO-s". Me atë gjithçka duhet të përfundojë,   por nuk është dashur të përfundojë", nënvizon Bedrov.

"Nëse dikush ka interes  nga intensifikimi i tensioneve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe me atë  të pengohet inkuadrimi i Shkupit në NATO dhe ta anulojë  fillimin e negociatave me BE-në, ajo është Rusia. Para disa javëve Greqia dëboi disa diplomatë rusë për shkak të përpjekjeve të tyre ta minojnë marrëveshjen me Maqedoninë  dhe të provokojnë protesta. Zaev kumtoi për skemën e zbuluar  për ndihmë financiare të  tifozëve të futbollit në Maqedoni, të cilët është dashur të organizojnë trazira kundër marrëveshjes me Athinën, ndërsa paratë kanë ardhur nga milioneri rus-grek Ivan Savidis.

Nga Bullgaria vijnë përpjekje për zhvillim të fuqishëm të pasioneve nga ana e atyre politikanëve të njëjtë  të cilët çdo ditë bëjnë thirrje  për heqjen e sanksioneve  të BE-së ndaj Putinit për shkak të aneksimit të Krimesë.

Përpjekja për shtrëngimin të lakut rreth Maqedonisë është e shkëlqyer. Kryerës janë  të dyshuarit e zakonshëm. Edhe pikërisht për shkak të asaj  Kornelija Ninova  nuk ndalet - liderja e BSP-së dërgoi edhe letër deri te kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, duke kërkuar  të shprehet.  Ashtu "skandali" bëhet ndërkombëtar. Saktë ajo duhet të vërehet nga maqedonasit të cilët  këto ditë para referendumit duhet t'i krehin flokët dhe të thonë: "Pse e gjithë kjo brengë kur fqinjët nuk do të na lëshojnë në BE?!", shkruan në analizën e titulluar "Kush dhe pse dëshiron t'i  grindë Maqedoninë dhe Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat