Deri tani 990 fletëparaqitje për votim nga diaspora, më shumë në Bernë dhe Londër

Maqedonia

Deri tani 990 fletëparaqitje për votim nga diaspora, më shumë në Bernë dhe Londër

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:05
Ilustrim

Gjithsej 990 fletëparaqitje prej qytetarëve për votim në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit janë dorëzuar deri sot në orën 13 përmes ueb aplikimit www.dijapsora.sec.mk te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Prej tyre, 965 janë pranuar, 23 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim.

Numri më i madh i fletëparaqitjeve për votim janë dorëzuar në Bern - 83, në Londër - 77, në Toronto - 60, Lubjanë - 62, Vjenë - 57 dhe Kanbera - 42.

Lidhur me të dhënat nga kontrolli publik i listës zgjedhore, theksohet në kumtesën e KSHZ-së, në përfundim me ditën e djeshme gjithsej 2.179 qytetarë kanë kryer kontroll publik në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së. Prej tyre, numri më i madh i qytetarëve kontrolle kanë kryer në Manastir - 337, Strumicë - 200, në Radovish 140 dhe në Prilep - 129.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat