1 mijë “bomba” kundër Gruevskit - Bota Sot
1 mijë “bomba” kundër Gruevskit

Maqedonia

E diel, 23 shtator 2018

1 mijë “bomba” kundër Gruevskit

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:58
Gruevski

Prokuroria Speciale po prezanton një mijë biseda të përgjuara në rastin Titanik ku dëgjohet kurdisja e zgjedhjeve dhe manipulimet e ndryshme në terrenin e zgjedhjeve.


Siç shpjegoi PSP, bisedat e përgjuara janë të vendosura nëpër CD dhe ato do të prezantohen gjatë seancave të ardhshme gjyqësore. Por avokatët e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrave Gordana Jankullovska e Mile Janakievski, insistojnë që Prokuroria tu japë provë konkrete se sa materiale ju ka dorëzuar LSDM ja. Mbrojtja kërkon procesverbalin nga pranim dorëzimi i bombave në prokurori dhe kërkesën zyrtare të Speciales për dorëzimin e materialeve. Mbrojtja dyshon në origjinalitetin e bisedave. Pas lindjes së djalit, në seancën e sotme u paraqit edhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test