“Elsevedi elektrik” është e interesuar që të investojë në Maqedoni

Maqedonia

“Elsevedi elektrik” është e interesuar që të investojë në Maqedoni

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 11:41
Foto nga takimi

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me menaxherin e kompanisë “Elsevedi elektrik”, e udhëhequr nga pronari, inxhinieri Ahmed El Sevedi, në të cilën u biseduar për mundësinë për të investuar në vend. Në takim mori pjesë edhe Franc Kuhar, anëtarë dhe menaxher i kompanisë sllovake “Iskraemeko” e cila është pjesë e grupit “Elsevedi”.

Nga konferenca e shtypit të Qeverisë njoftojnë se kompania “El Sevedi” ka treguar interes të veçantë për mundësitë e investimit në Maqedoni veçanërisht në fushën ku kompania është lider në treg dhe atë për sigurimin e integritetit të tërësishëm të zgjidhjes energjetike në sektor të ndryshëm siç janë: përçueseve dhe kabllove, transformatorëve, menaxhim me energji, prodhues elektrik dhe prodhim i energjisë nga era dhe energjia diellore.

Zaev u shpreh i kënaqur nga vizita e përfaqësueseve të kompanisë, si dhe nga interesi i treguar nga kompania sllovene “Iskraemenko” e cila është kompani në mes udhëheqësve të matjes së produkteve, sistemeve dhe shërbime të energjisë elektrike.

Në takim gjithashtu u bisedua edhe për mundësitë për investim në komunikacionin hekurudhor, infrastrukturën energjetike, sistemin hidroenergjetik dhe sektorin për gazin natyror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat