Shekerinska: NATO, garanci në rast të tensioneve në rajon

Maqedonia

Shekerinska: NATO, garanci në rast të tensioneve në rajon

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 23:34
Radmilla Shekerinska

Maqedonia prej pavarësisë paguan çmime të lartë nga konfliktet në rajon, ndërsa anëtarësimi në NATO është një mundësi për rajon të sigurt dhe qytetarë të qetë. Kështu ka deklaruar sot në Krivollak, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska,  duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për sfidat e fundit të sigurisë në rajon, veçanërisht ato nga fqinjësia e afërt për ndryshime të reja të kufijve në Ballkan.

“Republika e Maqedonisë që nga momenti i pavarësisë së saj paguan çmim të lartë për konflikte dhe luftëra të shumta në fqinjësinë tonë. Anëtarësimi në NATO është mundësi që të vendoset pikë në druajtjet e këtilla. Punojmë në atë që i gjithë Ballkani të jetë rajon stabil, ndërsa para së gjithash që shteti ynë dhe qytetarët tanë të jenë të sigurt. Pa siguri dhe ekonomi stabile dhe prosperuese kjo nuk është e mundur. Presim që qytetarët në Maqedoni në shumicë të madhe ta mbështesin anëtarësimin tonë në NATO dhe BE„

Sipas ministres së punëve të brendshme Radmilla Shekerinska, Maqedonia nuk dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s vetëm për të përfituar nga ajo, sepse si shtet ka se çfarë t’u ofrojë aleatëve të aleancës. Shekerinska informoi se në periudhën e kaluar është investuar në kapacitetet në Krivollak dhe certifikimin e tyre.

“Komanda e 7-të amerikane për trajnim të forcave ushtarake i dha certifikatë poligonit ushtarak Krivollak të mund të shfrytëzojnë edhe forcat e tyre ajrore. Ndërsa sot për herë të parë forcat tokësore dhe aviacioni i tyre kishte mundësinë të ushtrojë në poligon”.

Ndërsa zëvendësambasadorja amerikane Shvacer Blum vlerëson se mekanizmi i NATO-s më së miri mund të sigurojë stabilitet. Blum nënvizoi se Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s, ndërsa për këtë ka përkrahje nga SHBA-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat