Maqedoni, rritet besimi në industrinë përpunuese - Bota Sot
Maqedoni, rritet besimi në industrinë përpunuese

Maqedonia

E enjte, 20 shtator 2018

Maqedoni, rritet besimi në industrinë përpunuese

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Besimi në industrinë përpunuese në korrik të këtij viti është rritur për 0.1% në krahasim me muajin e kaluar dhe që është 19.9, ndërsa në krahasim me korrikun e vitit të kaluar është rritur për 2.1%, vlerësojnë drejtuesit e subjekteve afariste.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjendja e sigurimit të prodhimeve me porosi është e volitshme në krahasim me muajin a kaluar, pritjet për vëllimin e prodhimeve në tre muajt e ardhshëm janë të volitshme në raport me muajin e kaluar, ndërsa rezervat e prodhimeve të gatshme janë rritur në krahasim me muajin qershor të këtij viti.

Më e volitshme në krahasim me muajin e kaluar dhe në krahasim me muajin korrik të vitit 2017 është edhe vlerësimi për gjendjen ekonomike të subjekteve afariste. Pritet të rritet edhe numri i të punësuarve.

Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në korrik të vitit 2018 arrin 67.9% nga normalja, ndërsa ndikimi më i madh i kufizimit të vëllimit të prodhimtarisë kanë mungesë të fuqisë kualifikuese punëtore me 24.5%, kërkesë jo e mjaftueshme vendore me 17.1%, kërkesa të pamjaftueshme të huaja me 15.2% dhe rrethimi i pasigurt ekonomik me 11.7%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test