Fillon proceduara për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike në Maqedoni

Maqedonia

Fillon proceduara për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike në Maqedoni

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 10:34
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë e ka filluar procedurën për zgjedhje të furnizuesit universal me energji elektrike. Vendimi është miratuar në seancën e kaluar, ndërsa ministrit kompetente janë të obliguara të emërojnë anëtarë të Komisionit për zbatimin e procedurës.

Zyra e kryetarit të Qeverisë, zyra e zv. kryeministrit për çështje ekonomike dhe Ministria për Ekonomi duhet të propozojnë nga një anëtar dhe zv. anëtar në Komision për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit universal, ndërsa afati pret tri ditësh nga një anëtar dhe zv. anëtar duhet të emërojë edhe Komisioni Rregullatorë për Energji dhe ASHAM.

Komisioni është i obliguar që në afat prej 14 ditësh të shpall konkurs dhe dokumentacionin për tender.

Furnizuesi universal do të jetë i obliguar që të furnizon me një çmim garantues për konsumatorët çka nuk do të dalin në tregun e lirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat