Përfundojnë përgatitjet për “Mbrëmjet strugane të poezisë”

Maqedonia

Përfundojnë përgatitjet për “Mbrëmjet strugane të poezisë”

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 09:25

Përgatitjet për Mbrëmjet e 57-ta strugane të poezisë që do të mbahen nga data 22 deri më 27 gusht në Strugë, janë drejt fundit.

Detajet rreth edicionit të sivjetshëm, Drejtoria e MSP do t’i komunikojë sot në konferencë për shtyp.

Manifestimi do të fillojë të mërkurën e ardhshme paradite me mbjellje të një peme në Parkun e poezisë në nder të fituesit të mirënjohjes më të lartë “Kurora e artë” për vitin 2018, poetin polak Adam Zagajevski. Hapja zyrtare e mbrëmjes me ndezjen e flakadanit të festivalit dhe leximit tradicional të poezisë së Konstantinit “T’ga za jug” para Shtëpisë së poezisë. Pastaj pason leximi ndërkombëtar poetik “Meridiane poetike”.

Çmimi prestigjioz “Kurora e artë” Zagajevskit do t’i dorëzohet në mbyllje të festivalit, në lexim tradicional poetik “Ura” kur do të ndahen edhe çmimet “Urat e Strugës”, që e ndajnë Mbrëmjet strugane të poezisë dhe UNESKO për librin më të mirë debitues, ndërsa fituesi i sivjetshëm është Pauli Tapio nga Finlanda, si dhe “Vëllezërit Milladinovci” fitues i të cili duhet të shpallet gjatë edicionit të festivalit. Pjesë të manifestimit janë edhe leximet poetike, poezia në rrugë, simpoziume, homazhe, mbrëmje pa shenja pikësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat