Sot hyn në fuqi ndalesa e Rusisë për importin e pjeshkave nga Maqedonia

Maqedonia

Sot hyn në fuqi ndalesa e Rusisë për importin e pjeshkave nga Maqedonia

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Prej sot pjeshkat e Maqedonisë nuk do të importohen në tregun e Rusisë. Sot edhe zyrtarisht hyn në fuqi vendimi i Rusisë, me të cilin ndalohet importi i pjeshkave për shkak të gjetjes së krimbave në to.

Bëhet fjalë për ndalesë të përkohëshme, por Qeveria e Maqedonisë për këtë vendim nuk ka marrë njoftim zyrtar.

Arsye për këtë sipas ministrit të Bujqësisë Ljupço Nikollovski, është komunikimi i vështirësuar mes dy vendeve për shkak të strukturës qeverisëse në Rusi.

Nikollovski tha se do të kërkohet treg alternativ për pjeshkat që nuk do të plasohen në tregun rus. Si mundësi ai përmendi Britaninë, Shqipërinë dhe Kosovën.

Deri kur do të zgjasë ndalesa e Rusisë për importin e pjeshkave, do të bëhet e ditur pas kontrolleve të organeve ruse dhe të Maqedonisë, të cilat janë në rrjedhë.

Ndërsa masa ruse përveç për Maqedoninë, vlen edhe për Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat