Rahiq: Shqiptarët do të formojnë bashkësinë e komunave në Maqedoninë Perëndimore nëse nuk hymë në BE dhe NATO

Maqedonia

Rahiq: Shqiptarët do të formojnë bashkësinë e komunave në Maqedoninë Perëndimore nëse nuk hymë në BE dhe NATO

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 19:16
Esad Rahiq

Ish deputeti i LSDM-së, Esad Rahiq, parashikon se pakënaqësia do të jetë shumë e madhe tek shqiptarët, nëse Maqedonia nuk do të hyjë në BE dhe NATO.

Për gjashtë muaj, më vonë deri në dy vjet, do të formohet bashkësia e komunave të Maqedonisë Perëndimore që do të dalin në referendum dhe do të thonë se duan të jetojnë në Maqedoni, mirëpo duan të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s.

“Ajo do të ishte bashkësi e komunave. Unë nuk kërcënoj. Në vitin 2001 isha në Rashçe nga shumë “patriotë” që ishin në Halkidiki. Përpiqem të mendoj qartë”, tha Rahiq në emisionin debativ në Tv Alfa.

Ai parashikon se pas referendumit Zaevi do të rikonstruojë Qeverinë duke thënë se një pjesë e njerëzve që u korruptuan me tenderët kriminal do të marrin atë që e meritojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat