LSDM anketën e IKP-së e quan porositëse të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM anketën e IKP-së e quan porositëse të OBRM-PDUKM-së

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 15:06
LSDM

Partia maqedonase LSDM, anketëm e Instituti për Kërkime Politike (IKP) e vlerëson si të porositur dhe sipas tyre, e konfirmon qëndrimin e OBRM-PDUKM-së nga zgjidhja e qytetarëve për të zgjedhur të ardhmen e ndritur në vend të kaluarës së errët.

Nga LSDM thonë se, ky institut është mirë i njohur për opinionin kur në të kaluarën publikonte anketa në përparësi të OBRM-PDUKM-së.

Nga partia në pushtet LSDM shtojnë se mediat kanë publikuar se ky institut ka nënshkruar marrëveshje me institucionet shtetërore në regjimit të OBRM-PDUKM-së, si Agjencia për Punësim, Ministria për Shëndetësi.

“Të gjitha kërkimet relevante të mendimit publik e konfirmojnë se LSDM ka rejting më të madh se OBRM-PDUKM. Shumica e qytetarëve janë për përparim, për të ardhmen, për rrugën në të cilën dërgon Maqedoninë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, thuhet në reagimin e LSDM-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat