Shkup, arrestohen nëntë emigrantë dhe shoferi 19-vjeçar që i ka transportuar

Maqedonia

Shkup, arrestohen nëntë emigrantë dhe shoferi 19-vjeçar që i ka transportuar

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 15:15
Policia

Nëntë emigrantë dhe shoferi 19-vjeçar nga Shkupi, i cili i ka transportuar me automjet dje në dalje nga autostrada tek Demir Kapia janë ndaluar dhe arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

Siç njoftojnë nga MPB, dje në orën 17:55 në autostradën Gjevgjeli-Shkup, në qarkoren në fshatin Miravci, nëpunës policorë kanë vërejtur një automjet të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, pronësi e N.S (61) nga Shkupi, ndërsa i drejtuar nga E.I (19) nga Shkupi (i cili automjetin e ka drejtuar pa e përfituar të drejtën për drejtim të automjetit), i cili ka lëvizur me shpejtësi të madhe.

“Në afërsi të tunelit dhe urës në lumin Vardar afër Demir Kapisë është ndalur një automjet dhe nga ai kanë dalë më shumë persona, me ç’rast ka vazhduar të lëvizë drejt Demir Kapisë. Kur automjeti është shkyçur nga autostrada është ndalur nga nëpunës policorë. Në vendin e ngjarjes janë zënë nëntë persona-emigrantë, pa dokumente identifikimi. Shoferi E.I. dhe emigrantët janë arrestuar në Stacionin policor për procedurë të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.

Ata shtojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat