Zaev fillon fushatën për referendumin: Është koha për vendim

Maqedonia

Zaev fillon fushatën për referendumin: Është koha për vendim

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:18
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, përmes profilit të tij në Facebook ka publikuar disa video përmes të cilave tregon për faktet për marrëveshjen me Greqinë.

Në postimin e fundit, Zaev thoë se me marrëveshjen për emrin është ruajtur identiteti maqedonas dhe qytetarët e vendit krenar do të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s.

“Me marrëveshjen është ruajtur identiteti maqedonas. Qytetarët e Maqedonisë hyjnë krenar në NATO dhe BE. Është koha për vendim”, ka shkruar Zaev.

Më herët Qeveria e Maqedonisë në faqen e saj publikoi tekst me faktet për marrëveshjen përfundimtare me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat