Çmenduria urbanistike në Tetovë nuk ka të ndalur

Maqedonia

Çmenduria urbanistike në Tetovë nuk ka të ndalur

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 20:19
Tetovë

Çmenduria urbanistike në Tetovë assesi nuk ndalet. Secili kënd shfrytëzohet për ndërtimin e ndonjë objekti. Nëpër vendet ku ndërtohet nuk ka sigurim të përshtatshëm, nuk ka tabela informative të ndërtimit dhe kush është investitor.

Ekspertët thonë se kjo mënyrë e ndërtimin është e rrezikshme dhe mund të shkaktojë jo-stabilitet të objekteve, për shkak se themelet e objekteve janë hapur një rendi.

Nga Komuna e Tetovës thonë për TV Telma se qeverisja e kaluar që nga viti 2012 ka dhënë leje për ndërtimin e objektit në video.

Qeverisja lokale nuk vepron edhe për objektet tjera në qytet, që ndërtohen në të shumtën e rasteve pa leje duke uzurpuar tokë shtetërore.

Qytetarët thonë se nga ndërtesat paleje dhe nga kaosi urbanistik nuk mund ta njohin qytetin, i cili dita ditës i gëllltitet dhe mbetet pa hapësirë të lirë.

Komuna e Tetovës para dy viteve zgjodhi edhe firmë për prishjen e ndërtesave pa leje. Me atë ishte arritur një marrëveshje ku ishte paraparë që me mekanizmat e saja të prish objekte joligjore. Por, firma nuk prishi asnjë objekt në Tetovë. Nga atje thonë se do të fillojnë me punën në terren, kur do të marrim urdhër në letër nga Komuna, se cilat objekte duhet të rrënohen, sipas të ashtuquajturës lista e prioriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat