Në Tabanoc pritet gjysmë ore, në Bogorodicë deri në 15 minuta

Maqedonia

Në Tabanoc pritet gjysmë ore, në Bogorodicë deri në 15 minuta

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Në vendkalimin kufitar Tabanoc këtë pasdite për dalje nga shteti pritet rreth gjysmë ore, ndërsa në vendkalimin Bogorodicë pritet prej 10 deri në 15 minuta, kumtoi Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje-dalje nga Maqedonia.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është zmadhuar, ndërsa komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata.

LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat