Shumanska-Miteva: Me pranimin e marrëveshjes me Greqinë përfundimisht do t’i mbrojmë kufijtë dhe gjithë territorin

Maqedonia

Shumanska-Miteva: Me pranimin e marrëveshjes me Greqinë përfundimisht do t’i mbrojmë kufijtë dhe gjithë territorin

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 15:36
Sllavica Shumanska-Miteva

Deputetja e LSDM-së dhe koalicionit Sllavica Shumanska-Miteva, sot në Vinicë mbajti konferencë për shtyp ku tha se vjen koha e vendimit historik për të ardhmen tonë.

Ajo ju bëri thirrje qytetarëve, bashkërisht dhe në mënyrë masive dhe të dinjitetshme të dalin në referendum për të ardhmen e Maqedonisë.

“Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë është depozitë në të ardhme të sigurtë dhe stabile. Me pranimin e marrëveshjes hyjmë në NATO, fillojmë bisedimet me BE-në, dhe më e rëndësishmja, me identitet të përforcuar maqedonas”, tha Shumanska-Miteva e cila shtoi se anëtarësimi në NATO garanton siguri dhe stabilitet.

“Përfundimisht do t’i mbrojmë kufijtë dhe gjithë territorin. Sigurinë dhe stabilitetin që e sjell anëtarësimi në NATO do të sjellin shumë më shumë investime të huaja në ekonomi. Investime më të mëdha do të thonë më shumë para, fabrika të reja, vende të reja të punës, rritje të rrogave”, tha deputetja e LSDM-së dhe kolacionit Sllavica Shumanska-Miteva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat