Ministria e Shëndetësisë: Nuk do të lejojmë mungesë të insulinës

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë: Nuk do të lejojmë mungesë të insulinës

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 19:35
Ilustrim

Furnizimi publik i insulinës do të shpallet në fillim të javës së ardhshme dhe kanë përfunduar të gjitha punët përgatitore paraprake, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Theksojnë se insulina, e cila është me afat skadimi deri më 30 shtator të vitit 2018, tashmë është harxhuar në korrik apo ka në stoqe shumë të vogla në disa barnatore për insulinë.

"Pacientët janë furnizuar me insulinë në afat. Pacientët furnizohen me insulinë me sasi e cila harxhohet në afat prej 26 deri në 30 ditë. Nga 15 gushti tashmë janë siguruar dhe do të shpërndahen insulina "Novorapod" me afat të skadimit më shumë se 12 muaj", potencojnë nga Ministria dhe shtojnë se i ndjekin nevojat e popullatës dhe nuk do të lejojnë mungesë së insulinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat