Pentagoni përshëndet riatdhesimin e shtetasve të Maqedonisë nga ISIS

Maqedonia

Pentagoni përshëndet riatdhesimin e shtetasve të Maqedonisë nga ISIS

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Pentagoni ka përshëndetur vendimin e Maqedonisë ta pranojë grupin e shtetasve të saj, të cilët si ushtarë të huaj janë robëruar në Siri. MPB-ja dje njoftoi se në një aksion të përbashkët me Komandën e Koalicionit Antiterrorist Global dhe Forcat Demokratike Siriane i ka arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë luftuar në fushëbetejat në Siri dhe Irak.

Zëdhënësi i Pentagonit, Shon Robertson, për CNN deklaroi se Forcat Demokratike Siriane deri në korrik i kanë robëruar 600 mercenarë të huaj prej më shumë se 40-të vendeve. Mes tyre, sipas këtij komandanti të marinës amerikane, ka pasur rreth 40 mercenarë nga Rusia, 10 nga Gjermania dhe një numër më i vogël nga Franca. Nuk është saktësuar nëse mes tyre përveç shtatë shtetasve të Maqedonisë ka edhe shtetas të tjerë të Maqedonisë.

Zëdhënësi Erik Pahon, megjithatë, për “Washington Times” deklaroi se, Maqedonia ka treguar shembull për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global si të mposhtet ISIS dhe theksoi se luftëtarët e huaj terroristë nuk janë problem vetëm për Sirinë apo për rajonin, por, siç sqaroi, ata janë problem global që kërkon bashkëpunim global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat