“Kathimerini” paralajmëron zgjedhje të parakohshme paralamentare në Maqedoni

Maqedonia

“Kathimerini” paralajmëron zgjedhje të parakohshme paralamentare në Maqedoni

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Dy skenarë janë në lojë pas rezultatit të referendumit më 30 shtator – analizon gazet greke “Kathimerini”. Sipas skenarit të parë – nëse qytetarët i thonë jo marrëveshjes së Prespës, Kryeministri Zoran Zaev nuk do të mund të bëj hap para pavarësisht nga fakti që referendumi nuk është i obligueshëm.

Por nëse rezultati i referendumit është pozitiv, do të vijon proces për ndryshime kushtetuese, që mund të zgjasë deri në 3 muaj.

“Kathimerini” shkruan se këtë vit do të kalojë pa qenë e nevojshme që pala greke të ndërmarr diçka, ndërsa sipas partnerëve ndërkombëtarë të Athinës, janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, që do të sjellin marrëveshjen në një situatë të pashpresë.

“Në bazë të pozicionit negativ të deritashëm të opozitës nacionaliste OBRM-PDUKM, nuk është e sigurt se suksesi i referendumit do t’ju ndryshojë mendimin deputetëve të partisë që të bëjnë ndryshime kushtetuese. Në këtë rast, Zaevi do ta dërgoj IRJM-në në zgjedhje të parakohshme parlamentare me qëllim që ta zmadhojë shumicën në Kuvend. Edhe Qeveria e ardhshme e Greqisë do të mund të ballafaqohet me realitetin e hidhur nëse marrëveshja në “Maqedoninë Veriore” nuk do të ratifikohej. Arsye për këtë është se vendi tash ka ftesë zyrtare nga, ndërsa presioni për hyrje në NATO do të zmadhohet, madje edhe me referencën IRJM”, shkruan gazeta greke “Kathimerini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat