Mickoski: Angazhimi ynë ishte që të kemi pyetje të njëkuptimshme për marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

Mickoski: Angazhimi ynë ishte që të kemi pyetje të njëkuptimshme për marrëveshjen me Greqinë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:38
Hristijan Mickoski

“OBRM-PDUKM-ja në të kaluarën në shumë raste e ka thënë dhe e ka përsëritur qëndrimin e saj që ka të bëjë me principin e ndryshimit të Kushtetutës, dhe me qëllim të emrit kushtetues”, tha Kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.

“OBRM-PDUKM-ja dhe unë duke përfshirë edhe lidershipin e partisë në shumë raste e tha qëndrimin rreth përmbajtjes së marrëveshjes, cilësisë, por edhe pasojat që do të dalin kur kjo marrëveshje ndonjëherë do të miratohej” tha Mickoski në intervistën në Televizionit Kanal 5.

“OBRM-PDUKM-ja aktivisht mori pjesë në kohën e takimeve të liderëve me propozime të saja për referendum, duke marrë parasysh se shumica në Kuvend e cakton referendumin. U përpoqëm të thirremi në arsye dhe t’i paralajmërojmë kolegët e LSDM-së dhe BDI-së se patjetër duhet të respektohet Ligji për Referendum dhe Kushtetuta, si dhe rekomandimet e Komisioni të Venecias që nënkupton se pyetja nuk duhet të jetë konfuze, nuk duhet të ketë shumë kuptime, siç është rasti me pyetjen që do të jetë në referendumin e 30 shtatorit. Pyetja duhet të jetë e njëkuptimshme dhe që ka të bëjë me marrëveshjen që e nënshkruan Republika e Maqedonisë me Republikën e Greqisë”, tha Mickoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat