MPPS paralajmëron përgjegjësi për ngjarjet në kopshtin e fëmijëve në Gjevgjeli

Maqedonia

MPPS paralajmëron përgjegjësi për ngjarjet në kopshtin e fëmijëve në Gjevgjeli

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 16:48
Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se është kryer inspektim në kopshtin për fëmijë në Gjevgjeli, në të cilin u publikuan pamje se edukatoret kishin sjellje joadekuate ndaj fëmijëve.

Nga MPPS informojnë se nga ana e shërbimeve për inspektim dhe mbrojtje të fëmijëve, janë marrë deklarata të drejtoreshës dhe të punësuarve në kopsht.

“Drejtoresha është e detyruar menjëherë të konfirmojë gjendjen faktike dhe mbi bazë të asaj të vazhdohet procedura për përgjegjësi, gjegjësisht nëse gjenden fakte se ka shkelje, do të dorëzojë iniciativë për shkelje ose padi penale, në përputhje me nenin 261 paragrafi 1 alinea 2 e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve”, thonë nga MPPS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat