KSHZ sot do të mbajë seancë për ndryshimin e disa afateve për mbajtjen e referendumit

Maqedonia

KSHZ sot do të mbajë seancë për ndryshimin e disa afateve për mbajtjen e referendumit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 15:02
Komisioni Shtetërori Zgjedhjeve

Komisioni Shtetërori Zgjedhjeve sot pasdite do të mbajë seancë publike, në të cilën do të rishikojë dhe miratojë propozim-vendimin për ndryshimin e afateve për aktivitetet për mbajtjet e referendumit më 30 shtator.

Në rend dite gjithashtu do të jetë edhe propozimi për planin financiar për referendumin në nivel shtetëror, si dhe propozim-njoftimi për procedurat për shpalljet publike.

Në seancën e sotme gjithashtu duhet të rishikohet dhe miratohet propozim-vendimi për konfirmimn e nevojës për formimin e trupave ndihmës në KSHZ për zbatimin e referendumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat