Maqedonia në vendin e 28-të për eksport të verës në botë

Maqedonia

Maqedonia në vendin e 28-të për eksport të verës në botë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 09:57
Ilustrim

Maqedonia është në vendin e 28-të në botë sipas eksportit të verës, ndërsa në vendin e 173-të sipas importit, publikoi faqja e specializuar ndërkombëtare për statistikë www.worldstopexports.com.

Vitin e kaluar nga eksporti i verës vendi ka realizuar 52,4 milionë dollarë që është 0,1 për qind nga eksporti në korniza botërore.

Vlera e importit të Maqedonisë, vitin e kaluar ka arritur në 699.000 dollarë që është 0.002 për qind nga eksporti në botë.

Sipas “Worldstopexports”, liderë botërore në eksportin e verës janë Franca, Italia, Spanja, Australia dhe Kili me realizim nga dy deri në 10,3 miliardë dollarë, ndërsa importues më të mëdhenj janë SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Kina dhe Kanadaja, me import të realizuar nga 1,9 deri në 6,2 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat