Maqedoni, parashikohen temperatura deri më 38 gradë Celsius

Maqedonia

Maqedoni, parashikohen temperatura deri më 38 gradë Celsius

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 23:28
Ilustrim

Meteorologët publikuan parashikime të detajuara për ditët në vijim. Sipas këtij raporti, moti nesër në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira lokale dhe erë të lehtë, kryesisht me drejtim verior.

Sipas DPHM, temperatura maksimale ditore do të lëvizë ndërmjet 25 dhe 36 gradë Celsius, ndërsa indeksi i valëve UV do të jetë 8.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit prej 17 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të jetë 34 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim do të mbajë mot i ngjashëm dhe indeks i lartë UV. Të mërkurën temperatura e mëngjesit do të lëvizë mes 13 dhe 21, ndërsa gjatë ditës mes 31 dhe 38 gradë. Të enjten pritet mot me diell, me ulje minimale të temperaturës dhe mundësi për reshje lokale të shiut në pjesët lindore të vendit. Temperatura minimale do të jetë 13 ndërsa aji maksimale do të arrijë 36 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat