Dimitrov: Opozita nuk mund të arrijë marrëveshje më të mirë me Greqinë, vetëm mund ta komplikojë

Maqedonia

Dimitrov: Opozita nuk mund të arrijë marrëveshje më të mirë me Greqinë, vetëm mund ta komplikojë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 17:37
Nikolla Dimitrov

Ministri për punë të jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në intervistë  ka thënë se opozita nuk mund të arrijë marrëveshje më të mirë me Greqinë nga marrëveshja e Prespës dhe gjëja e vetme që mund të bëjë është të komplikojë gjendjen, duke aluduar në deklaratat e krerëve të OBRM-PDUKM-së në lidhje me mundësitë për marrëveshje më të mirë për kontestin e emrit me Greqinë.

“Nuk mund të jeni për anëtarësim në BE dhe NATO dhe njëkohësisht të jeni kundër marrëveshjes që largon pengesën, që hap dyert për një gjë të tillë. Si t’ju besojmë deklaratave të opozitës se do të arrijë marrëveshje më të mirë? Atë gjë e thotë edhe opozita greke. Këto deklarata çojnë në mospasjen e marrëveshjes, kthim në pritje. Pse nuk e bënë deri më tani?”

Dimitrov shtoi se në vend që të përqëndrohen në negociata për marrëveshje, në vend të tentativave për zgjidhje, ata nëpërmjet antikvizimit, kanë komplikuar edhe më tej këtë çështje të ndjeshme.

Përgjegjësia për hapërim me vendosmëri drejt rrugës evropiane nëpërmjet arritjes së marrëveshjes është e madhe, por përgjegjësia e të qenurit kundër saj, pa ofruar rrugë tjetër reale është edhe më e madhe, përfundoi Dimitrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat