Bujqit përgënjeshtrojnë Ministrinë e Bujqësisë për çmimin e grurit në Maqedoni

Maqedonia

Bujqit përgënjeshtrojnë Ministrinë e Bujqësisë për çmimin e grurit në Maqedoni

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 16:36
Gruri

Prodhuesit në Maqedoni sot kanë reaguar duke thënë se nuk është e saktë se çmimi blerës i grurit lëviz prej nëntë deri në 10,5 denarë për kilogram, siç kumtoi dje Ministria e Bujqësisë.

Ata druajnë se për shkak të llogaritjeve të tilla të ndryshme të Ministrisë, nuk do të marrin përkrahje shtetërore si kompensim për dallimin mes çmimit prodhues dhe shitës, që ishte rast në dy vitet paraprake. Njëherësh mbeten në qëndrimin se çmimi blerës duhet të jetë dhjetë deri në 12 denarë për kilogram.

“Nuk e di prej ku i ka këto të dhëna MBPEU. Dje bisedova me prodhuesit e Prilepit, Manastirit, Ovçe Poles. I dëgjova edhe përfaqësuesit e Lidhjes së bujqve, shoqatës rajonale “Klas”, Federatës kombëtare të fermerëve, shoqatës “Ovçepolski farmer”. Të gjithë kanë pothuajse deklarata identike për çmimet e grurit. Prej shtatë deri në tetë denarë është çmimi në terren, pavarësisht llojit të pagesës dhe cilësisë. Nuk kemi takuar deri tani dikush të paguajë më shumë se 8,5 denarë me TVSH. Bisedova edhe me mullisët, ata deri tani nuk kanë blerë grurë nga bujqit për më shumë se 8,5 denarë”, deklaroi për MIA-n kryetari i Asociacionit të Bujqve, Eftim Shaklev.

Sipas tij, 10,5 për qind është çmim joreal dhe mund ta japë, nëse shet, vetëm KB Pellagonia dhe atë te mullinjtë e tij, por ajo nuk ka kurrfarë ndikimi ndaj formimit të çmimit blerës për bujqit.

Edhe kryetari i “Ovçepolski farmer” Angel Stojçev, i cili përfaqëson 3.000-4.000 prodhues nga Shën Nikolla, thotë se çmimi blerës i grurit është maksimum 8,5 denarë. Ai tregon edhe se prodhimtaria e tërësishme veçmë është blerë, vetëm dhjetë për qind kanë mbajtur prodhuesit për nevoja personale.

Edhe Memet Sinani nga Federata kombëtare e fermerëve pohoi se çmimi blerës i grurit është më së shumti 8,5 denarë për kilogram. Diku madje paguhet edhe nga gjashtë denarë minimale.

Qëndrimi i Federatës është se sipas Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural duhet të vendoset blerje ndërhyrëse dhe të definohet çmimi ndërhyrës i grurit me vendim të Qeverisë në propozim të Ministrisë së Bujqësisë kur çmimi prodhues është më i lartë se ai blerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat