Grupi i Ohrit: Tani është koha për Maqedoninë, duhet të thoni “po”

Maqedonia

Grupi i Ohrit: Tani është koha për Maqedoninë, duhet të thoni “po”

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 12:20
Grupi i Ohrit

“Më 30 shtator do të keni mundësi të bëni zgjedhjen historike. Nëse dëshironi ta hapni rrugën për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO dhe BE me mbështetje të marrëveshjes me Greqinë? Ne, Grupi i “Ohrit”, ju ftojmë të thoni ‘Po'”.

Kjo theksohet në fjalimin e grupit të “Ohrit” deri te qytetarët e Maqedonisë në prag të referendumit të vjeshtës për marrëveshjen me Greqinë me të cilin pritet të hapet rruga e vendit drejtë NATO-s dhe BE-së pas ngecjes shumëvjeçare për shkak kontestit për emrin mes Shkupit dhe Athinës.

Grupi i “Ohrit” është grup joformal që e përbëjnë ish-politikanë dhe politikanët aktual si dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, që u formua në prill të këtij viti për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE.

Në këtë grup bëjnë pjesë lordi George Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, si kryetar i saj, Karl Bilt, ish-përfaqësues i posaçëm i BE-së dhe KB për Ballkanin, Havier Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Rosen Plevneliev, ish-presidenti i Bullgarisë, Alen Le Roa ish-përfaqësues i posaçëm i BE-së në Shkup, ambasadori Volfgang Ishinger, kryetar i Konferencës së Munihut për siguri, ambasadori Robert Gelbard, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Dejmon Vilson, nënkryetar i Këshillit Atlantik dhe analisti politik Zoran Çiçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat