Këtë vit në Haxh nga Maqedonia do të shkojnë 672 besimtarë

Maqedonia

Këtë vit në Haxh nga Maqedonia do të shkojnë 672 besimtarë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:25
Ilustrim: Meka

Nga Republika e Maqedonisë këtë vit në Haxh do të shkojnë 672 besimtarë, të cilët prej 11 deri 15 gusht do të udhëtojnë me katër fluturime. Këtë e deklaroi sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Irsall Jakupi.

Nga Muftinia e Dibrës e cila përfshinë Komunat e Dibrës, Mavrovës, Qendër Zhupë, rajonin e Rekës këtë vit në Haxh do të shkojnë 26 besimtarë.

“Muftinia jonë ka marrë të gjitha aktivitetet për shkuarjen pa pengesa në Meke dhe Medina, ku realizohet kushti i pestë i Islamit – Haxhi. Besimtarët që janë paraqitur, i kanë kaluar gjitha parashikimet mjekësore dhe kanë marrë edhe vaksinën e dukur”, tha muftiu i Dibrës, Ramazan Hasa.

Besimtarët muslimanë nga Maqedonia së bashku me besimtarë nga vendet tjera do të nisen nga Aeroporti i Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat