Jakupi: KSHZ dhe MPB të pastrojnë listën zgjedhore

Maqedonia

Jakupi: KSHZ dhe MPB të pastrojnë listën zgjedhore

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 09:52
Subhi Jakupi

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me ndihmën e MPB-së do të duhet ta bindin opinionin se kanë kapacitet për të pastruar listën e zgjedhësve nga personat me identitete të rrejshme, konsideron ish-anëtari i KSHZ-së nga radhët e BDI-së, Subhi Jakupi. Sipas tij, anëtarët e sapozgjedhur të KSHZ-së kanë kapacitet për t’i eliminuar mangësitë në këtë listë që zvarriten me vite të tëra – persona me identitet të dyfishtë, votues të regjistruar në adresa fiktive, si dhe anomalia që në listën e zgjedhësve të ketë zgjedhës që kanë ndërruar jetë.

Alsat M një ditë më parë publikoi se në listën aktuale të zgjedhësve ende ka zgjedhës kontestues. I kërkuam emrat e personave që i analizuam para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Për shembull, në listën me të drejtë vote në referendumin e radhës më 30 shtator është personi Vlladimir Varellov – polic të cilit ish-kundërzbuluesi Goran Grujevski ia vodhi identitetin. Janë regjistruar në adresë të njëjtë, me numër të njëjtë të ndërtesës. I ndan vetëm një hyrje. Varellovi i vërtetë ka adresë në Veles. Kontrolli i rrugës Dimitar Berovski në qendër të Shkupi i jep rezultatet e njëjta si edhe vitin e kaluar. Absurditeti në listën e zgjedhësve për këtë rast është se dy zgjedhës udhëhiqen në adresën 0000 ose janë regjistruar në objekt joekzistues. Përbërja e re e KSHZ-së para tre ditësh e publikoi orarin për referendumin në shtator. Lista e zgjedhësve do të jetë në shqyrtim publik për qytetarët nga data 9 deri 23 gusht. Brenda këtyre 15 ditëve zgjedhësit do të mund të kërkojnë ndryshime në listën – regjistrim, plotësim dhe shlyerje. Me një listë të këtillë të zgjedhësve, të drejtën e votës në referendum do ta ketë Vlladimir Varellov, por edhe Varellovi i rrejshëm, të cilit Goran Grujevski ia vodhi identitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat