Mediat e publikuan identitetin e maqedonasit të vrarë në Kabul, MPJ ende nuk ka konfirmim zyrtar

Maqedonia

Mediat e publikuan identitetin e maqedonasit të vrarë në Kabul, MPJ ende nuk ka konfirmim zyrtar

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 01:01
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet afgane lidhur me lajmin për shtetasin e Maqedonisë i cili u rrëmbye dhe vrarë në Kabul, ndërsa disa media tashmë kanë publikuar se viktima është një 37 vjeçar i fshatit Lubanc, duke iu referuar deklaratave të banorëve nga fshati.

Sipas publikimeve në mediat e huaja pardje, shtetasi i Maqedonisë së bashku edhe me dy persona nga Malajzia dhe India, janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit.

Të tre kanë punuar në "Sodesko", kompania e dytë për nga madhësia për ushqim dhe ketrig në botë. Kompania "Sodesko", pardje shprehi ngushëllim përmes një kumtese deri te opinioni për humbjen tragjike të të punësuarve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat