Maqedoni, mblidhen nënshkrime për kundër-referendum

Maqedonia

Maqedoni, mblidhen nënshkrime për kundër-referendum

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 14:26
Maqedoni

Organizata qytetare “Të rinjtë për Maqedoninë”, e cila organizoi protestat e fundit para Kuvendit të Maqedonisë kundër ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë, kanë filluar aksion për mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e siç thonë ata, “referendumit për atdheun”.

Siç thonë organizatorët, qëllimi i tyre është që të mbrojnë tre vijat e kuqe të palës maqedonase: emrin e shtetit, gjuhën dhe identitetin.

Qëllimi sipas tyre, është aspekti juridik dhe mbrojtja e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Organizatorët thonë se janë kundër arritjes së marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit. Ata presin që referendumi i planifikuar për më 30 shtator do të dështojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat