Çka përmban kapitulli i nëntë i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Maqedonia

Çka përmban kapitulli i nëntë i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 12:31
Çka përmban kapitulli i nëntë?

Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.

Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit.

Kapitulli i nëntë: Shërbimet financiare

Ky kapitull parasheh kontrollin dhe autorizimin e rregullave gjenerale të BE-së në pjesën e institucioneve financiare dhe bankave. Agjencitë e sigurimit të automjeteve dhe pasurive për të rregulluar tregun e pensioneve, sigurimeve shtetërore dhe institucioneve financiare.

Institucionet financiare pas rregullimit të ligjeve dhe dispozitave ligjore, mund të veprojnë edhe brenda kufijve të shteteve anëtare të BE-së.

Kjo procedurë do të bëhet një herë dhe në mënyrë të patjetërsueshme rregullat duhet të vlejnë për gjithë shtetet, vetëm me një kontroll atë të brendshëm në shtetin amë.

Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat