Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, priti në zyrën e tij, Rachel Galloway, ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në Republikën e Maqedonisë.
Në takim, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se 25 vjetori i krijimit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve konfirmon mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut i jep pa rezerva Republikës së Maqedonisë në proceset e saj të integrimeve euroatlantike, si dhe kontributin e përgjithshëm e këtij vendi miqësor në zhvillimin e vendit tonë gjatë gjithë periudhës, nga pavarësia e saj deri më sot.