Hahn: Të mos rrezikohet e ardhmja e Maqedonisë për qëllimet e politikës ditore

Maqedonia

Hahn: Të mos rrezikohet e ardhmja e Maqedonisë për qëllimet e politikës ditore

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 17:50
Johannes Hahn

Eurokomisari për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn është i kënaqur nga strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor, sepse sipas tij, është ngritur dinamikë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistë për “Euroaktiv” Gjermani, Hahn tha se përmirësim më i madh në vitet e fundit është vërejtur tek Maqedonia, por edhe tek vendet tjera të rajonit.

Në pyetjen se cili vend nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka arritur përparim më të madh, eurokomisari deklaroi:

“E para dhe më e rëndësishmja, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila ka kaluar një krizës të madhe politike me mjete demokratike. Vendi ka arritur përmirësim të dukshëm me zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat me prioritet në qeverinë e re, pro reformatore dhe pro evropiane. Me rëndësi të madhe janë përpjekjet e kryeministrit të Qeverisë Zaev për mardhënie të fqinjësisë së mirë. Pas marrëveshje me Bullgarinë, pas 27 vitesh përpjekjesh të frytshme me ndërmjetësimin e OKB-së, është zgjidhur mosmarrëveshja për emrin në mes Shkupit dhe Athinës. Kjo marrëveshje historike paraqet një hap të rëndësishëm drejt realizimit të perspektivës euroatlantike të vendit”, thekson Hahn.

Ai kujton se një referendum i suksesshëm është i nevojshëm për një marrëveshje të suksesshme.

“Prandaj, u bëj thirrje të gjithë faktorëve politikë të punojnë në mënyrë konstruktive për të arritur këtë qëllim, jo për të rrezikuar përparimin për politika ditore. Kjo është e ardhmja e vendit, prandaj referendumi mbi marrëveshjen me Greqinë dhe emri i ri duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ratifikimi dhe referendumi i suksesshëm janë hapa thelbësorë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, thekson komisioneri i BE-së Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat