Më 30 shtator referendumi për emrin e Maqedonisë, çka kërkohet?

Maqedonia

Më 30 shtator referendumi për emrin e Maqedonisë, çka kërkohet?

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 15:06
Zoran Zaev

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, ka deklaruar se referendumi do të jetë konsultativ dhe do të mbahet më 30 shtator. Zaev gjithashtu i bëri thirrje opozitës ta mbështesë referendumin dhe të bëjë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve.

“E di se referendumi do të jetë konsultativ. Sërish e shfrytëzoj rastin që ta ftoj opozitën që të përfshihet dhe t’i ftojë qytetarët që të dalin masivisht që të tregojnë qëndrimin e tyre. E dini se ky është vendim historik, jo vetëm se del nga referendumi, por për shkak se nëpërmjet tij definohet ardhmëria e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Zaev theksoi se pyetja është ajo që tashmë është publikuar: “A jeni për hyrje në NATO dhe BE me përkrahje të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Kjo deklaratë e kryeministrit i cili ndodhet në Kumanovë vjen në prag të caktimit të seancës për shpalljen e referendumit për emrin e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat