Regjistri Qendror: Komisioni e ndiqte procedurën për furnizimin e automjeteve

Maqedonia

Regjistri Qendror: Komisioni e ndiqte procedurën për furnizimin e automjeteve

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 18:35
Ilustrim

Regjistri Qendror informon se sipas shpalljes ligjore për furnizimin, në muajin maj janë kërkuar  10 automjete të lehta dhe një automjet për mallra për nevojat e institucionit, që për për momentin shfrytëzon automjete 20 vite të vjetra, kurse në pajtim me Ligjin për furnizime publike, është caktuar ankand publik për operatorët që i kanë plotësuar kriteret specifike në specifikimin teknik.

“Pas ankandit publik në mënyrë elektronike, ofertën më të favorshme është operatorit të përmendur. Në tender konkurruan më shume operatorë. Për ato që i plotësuan kriteret, pajisjet dhe ligjërisht ishte caktuar e-ankandi. Për zbatimin e procedurës së tenderit, Regjistri Qendror ka formuar Komision, në pajtim me rregullat ligjore për furnizime publike”, thuhet në kumtesën e Regjistrit Qendror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat