Çka përmban kapitulli i pestë i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Maqedonia

Çka përmban kapitulli i pestë i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 14:00
Kapitulli i pestë i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni

Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.

Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit.

Kapitulli i pestë: Konkurrimi publik

Ky kapitull përmban rregulla dhe principe të transparencës, barazisë gjatë trajtimit, konkurrim të lirë dhe pa diskriminim. Rregullat specifike të BE-së parashohin që të koordinohen kontratat afatgjata dhe afatshkurtëra për procesin e tenderimit.

Vendosja e procedurave gjatë punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta dhe të financuara nga shteti duhet të jetë universale në të gjithë institucionet e vendit pa përjashtim.

Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat