Qeveria e Maqedonisë i jep 100 mijë euro Greqisë pas situatës me zjarret

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë i jep 100 mijë euro Greqisë pas situatës me zjarret

Nga: ATSH Më: 25 korrik 2018 Në ora: 12:10
Ilustrim

Maqedonia i ka ofruar 6,0 milionë dinarë (rreth 100 000 euro) Greqisë si fond për të përballuar situatën emergjente të krijuar nga zjarret vdekjeprurëse, njoftoi në Twitter, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Qeveria e Shkupit do të krijojë edhe një organizëm të veçantë për të monitoruar situatën dhe koordinimin e ndihmës humanitare.

Zaev ka shprehur ngushëllime për popullin grek dhe familjet e viktimave.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka rekomanduar qytetarët e saj mënjanuar udhëtimin në zonën e zjarreve.

Të paktën 74 persona humbën jetën pas rënies së këtyre zjarreeve./ATSH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat