Maqedoni, “Grupi i Bluprintit” do të monitorojë reformat në gjyqësor

Maqedonia

Maqedoni, “Grupi i Bluprintit” do të monitorojë reformat në gjyqësor

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 20:15
Ilustrim

Nga data 1 gusht gjashtë organizata qytetare të bashkuara në të ashtuquajturin “Grupi i Bluprintit” do të fillojnë me monitorim të reformave në sistemin gjyqësor.

Ky vendim është bërë i ditur nga Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit dhe ka ardhur si pasojë e asaj se Qeveria ende pa e plotësuar planin 3-6-9, sa i takon pjesës së reformave në gjyqësor, miratoi Planin 18. Në këtë mënyrë ata do të përcjellin nëse reformat zbatohen konform dinamikës së parashikuar dhe sa ata janë cilësore.

Ky projekt financohet nga fondacioni “Shoqëri e Hapur”, si pjesë e tri sferave kyçe: jurisprudencë, korrupsion dhe diskriminim. Dançe Daniellovska nga ky fondacion, u shpreh se bazuar punës në teren, do të dërgojnë propozime dhe sugjerime konkrete në Qeveri.

Përveç Komitetit të Helsinkit, reformat në gjyqësor të cilat do të zgjasin dhjetë muaj do t’i përcjellin edhe pesë organizata tjera qytetare: “Instituti për të drejta të njeriut”, “Instituti për politikë evropiane”, “Shoqata e juristëve të rinj”, “Qendra për hulumtime juridike dhe analiza” si dhe Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat