Mickoski në takim me Roth: Nuk do ta mbështesim marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

Mickoski në takim me Roth: Nuk do ta mbështesim marrëveshjen me Greqinë

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 19:51
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka realizuar takim me ministrin gjerman, i angazhuar për Evropën në MPJ-në e Gjermanisë, Michael Roth.

Sipas njoftimi të partisë, Mickoski në takim ka thënë se marrëveshja e nënshkruar me Republikën e Greqisë është e dëmshme për interesat e Maqedonisë dhe se ai nuk mund ta mbështesë atë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

“Mickoski theksoi se OBRM-PDUKM-ja është një parti politike që sinqerisht premton për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat