Zaev: Mickoski gënjen se është për BE dhe NATO

Maqedonia

Zaev: Mickoski gënjen se është për BE dhe NATO

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 18:41
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zorn Zaev pas takimit të liderëve tha se Maqedonia është e vendosur për në NATO dhe BE dhe se të gjithë janë të lodhur nga kriza dhe ndarjet.

“Për fat të keq, Mickoski nuk e njohu momentin. Në vend që të kapte trenin, mbeti në anën e errët të historisë. Pas takimit të tretë u bë e qartë se Mickoski gënjen, kur ai deklaroi se kësaj udhëheqëse është e nevojshme qeveri teknike, KSHZ-ja … Ai gënjen se dëshiron që Maqedonia të jetë në BE dhe se lufton për referendum të ndershëm. Ai u përpoq t’i fshihte qëllimet e vërteta. Pasi pa se nuk kishim ndërmend të negocionim për amnisti, nuk kishte ndërmend të negociojë. Nëse nuk ka amnisti, nuk ka marrëveshje, me ato pozicione ishte ai. Gjithçka u pranua në një paketë, ndërsa vetëm duhej të thirrej nga OBRM-PDUM të votonte për sigurimet e veta”, tha Zaev.

Zaev tha se nuk do të lejojë që OBRM-PDUKM që ta mbajë peng Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat