Ulen shpagimet për harxhimet e rrugës për deputetët në Maqedoni

Maqedonia

Ulen shpagimet për harxhimet e rrugës për deputetët në Maqedoni

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:39
Ilustrim

Deputetët në Maqedoni do të marrin shpagim më të ulët për harxhimet e rrugës, pasi sot në Kuvend me 76 vota “pro” dhe një “të përmbajtur” u votuan ndryshimet në Ligjin për deputetët.

Me këto ndryshime në vend të 30 për qind për çdo kilometër të kaluar nga çmimi i naftës për një litër, deputetët do të marrin 20 për qind për kilometrat që kalojnë për të ardhur në punë.

Sipas ndryshimeve, deputetëve ju mundësohet edhe shpagim për blerjen e banesave në Shkup. Konkretisht, deputetët që jetojnë nga 100 kilometra larg Kuvendit, ju ngelet mundësia për blerje të banesës, me të drejtë vetëm për katër udhëtime në muaj.

Para votimit deputetja e OBRM-PDUKM-së, Liljana Zaturoska, tha se edhe me këto ndryshime është keqpërdorur flamuri evropian, por shtoi se deputetët grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së do të mbështesin këto ndryshime./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat